Ledion Liço rikthehet në ekran bashkë me “Top Music Awards”? Alban Male bën postimin që s’pritej

Moderatori i njohur i “Top Channel” Ledion Liço, pritet të rikthehet në ekran bashkë me projektin më të bukur muzikor “Top Music Awards”.

Ishte pikërisht postimi i drejtorit artistik në “Top Channel”, Alban Male që na lë të kuptojmë se festivali më i ndjekur nga të rinjtë dhe jo vetëm, do të rikthehet.

Sipër fotos të postuar në rrjetet e tij sociale, Albani ka vendosur hashtagun “topmusicawards”, rikthimi i të cilit është kështu lajmi ekskluziv për Vitin e Ri 2022.

“Top Music Awards 2016 “ u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, më 25 qershor të atij viti, dhe u transmetua drejtpërdrejt në “Top Channel”. Le të presim se si do të jetë rikthimi i këtij eventi të rëndësishëm të muzikës nën drejtimin e Ledion Liços!