Ledion Liço mëson kërcimin e Karaibeve në “The Voice Kids”, video që s’duhet humbur

“The voice kids” nisi të premten në mbrëmje në ekranin e ” Top Channel”, ku talentet e vegjël u përballen me anëtarët e jurisë, Miriam Canin, Eneda Tarifën, Aleksandër e Renis Gjokën. “Talent show” në këtë fazë të audicioneve të fshehura pati shumë momente emocionuese dhe befasuese njëkohësisht, nga deputuesit që ngjiteshin në skenë. Ndërsa bisedat e tyre me moderatorin Ledion Liço zbulonin më shumë nga natyra e secilit. Denisi, një multitalent i ardhur nga Italia ishte ai që vuri Ledionin në provë kërcimi. Bëhej fjalë për kërcimin e Karaibeve, që ai nisi ta kërcente bashkë me Liçon, dhe që ishte një moment shumë i këndshëm. Videon e këtij improvizimi të momentit e ka postuar Ledioni në Instagramin e tij me statusin: “Deri për beteja e mësoj ndonjë ballo caraibico”. Nuk ka munguar komenti i partneres së tij, Sara Hoxha, e cila shkruan: “Rrugës je”, shoqëruar me emojin që tregon se po qesh me lot. “Story.al” ju sjell videon e këtij momenti të “The voice kids”.

1516482784795-1