Ledina Çelo publikon pamjet e dhomës së vajzës dhe është ëndrra e çdo vogëlusheje

Ledina Çelo prej vitesh jeton në Gjermani bashkë me familjen dhe është larguar nga karriera e saj muzikore për t’u kujdesur për fëmijët e saj. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk heziton të publikojë momente nga jeta e saj private.

Ledina-Celo-2

Së fundmi, nëpërmjet disa videove në ‘Instastory’, Ledina ka zbuluar se si duket dhoma e vajzës së saj dhe nga çfarë pamë, mund të themi se është ëndrra e çdo fëmije. Në dhomë dominonte më tepër ngjyra rozë dhe në çdo cep kishte lodra të ndryshme, por nuk mungonin as fotografitë.

Ledina-Celo-3

Në pamje të parë, dhoma e vajzës së saj dukej si e një princeshe, me ambazhurë dhe dollape të mëdhenj. Me një dhomë të tillë, jemi kuriozë të shohim se si duken ambientet e tjera të shtëpisë së saj./revistawho.com