Ledina Çelo flet për jetën luksoze: “Unë dhe burri kemi një kompani, punojmë natë e ditë”

Këngëtarja Ledina Çelo ishte e ftuar në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, tashmë si nënë e dy fëmijëve. Ajo jeton në Gjermani bashkë me familjen e saj, por nga fotot që poston në Instagram, duket se bën një jetë përrallore me udhëtime e pushime shumë të shtrenjta në resortet më luksoze të botës. E në lidhje me këtë ka ardhur nga fëmijët pyetja për artisten. “Ku i gjen lekët Ledina që bën pushime luksoze? “Ne punojmë shumë. Unë dhe burri im kemi një kompani me 500 punonjës. Unë mbaj kontabilitetin e familjes sime… Punë, punë natë e ditë”, tha Ledina, e cila ra në sy për elegancën pas dy lindjeve. /Story.al/