“Le të fitojë më i miri”, Atdheu i shpall “luftë” Donaldit, i vë syrin dhe Beatrix-it
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina vijon që të jetë në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak të deklarateve që bën shpeshherë në rrjete sociale. Ai përfolur gjithmonë për një raport me shumë sesa miqësor me Bora Zemanin dhe madje është spekuluar se këto thashetheme mund të kenë ndikuar dhe në raportin e moderatores me Donaldin.
Së fundmi, ai ka bërë një tjetër deklaratë duke u bërë sërish kryefjalë e mediave. I ftuar në Glamour Zone, i pyetur se me cilën vajzë të njohur do të flirtonte, ai ka përmendur emrin e Beatrix Ramosaj, e cila po shijon një romancë me Donalin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
“Po a nuk do e kishe problem konkurrencën?”, e ka pyetur moderatorja duke iu referuar aktorit të humorit ndërkohë që ai ia ka kthyer “Le të fitojë më i miri”. /abcnews.al