Le ta festojmë ditëlindjen e Lady Gaga-s me 35 çmenduritë më të bujshme të pamjes

Që Lady Gaga është ikonë e transformimeve as nuk ka dyshime. Që veshjet e saj në eventet më të rëndësishme në botë i kanë bërë të gjithë të flasin, as për këtë nuk ka vend për diskutim.

Në vigjilje të 35-vjetorit të saj, që celebrohet nesër, ne ju kujtojmë 35 pamjet e saj që kanë bërë namin në kohën kur u panë nga publiku. Mes qindra tranformimeve që këngëtarja ka realizuar në kaq vite karrierë, disa prej tyre kanë bërë bujë pa fund.

Njerëzit ose e duan ose e urrejnë Lady Gagën, asnjëherë nuk ka pasur të mesme, por kjo as nuk është problem për të. Ajo vazhdon të jetë vetja edhe sot, madje akoma e shpreh veten me stilin e saj të çuditshëm e herë pas here të pazakontë.

Më tej ju kujtojmë mes fotosh transformimet e saj, komentin po ua lëmë ju!/revistawho.com