Lauresha: U ktheva nga Zvicra për këngën e dashurisë me Olsi Bylykun

Nuk është hera e parë që i këndon dashurisë, qëkur hyri në tregun muzikor, pasi u zbulua si talent në sezonin e tretë të “The Voice Of Albania”. Artistja që jeton në Zvicër, Lauresha Ramadani kësaj here vjen në një duet me Olsi Bylykun, një dyshe e ideuar nga kompozitori i njohur Genti Myftaraj. Pas “Kam me t’dasht”, Lauresha vjen me këngën “Ku ishe ti”, ku përballet me lutjen e ish-të dashurit të penduar. Si një shpirt i lirë që është, në këtë intervistë për “Panorama Plus”, ajo tregon se pse ka vendosur të bëjë në muzikë atë që do dhe jo atë që duhet.
“Ku ishe ti” është klipi yt më i ri me Olsi Bylykun. Kush ju bëri bashkë në këtë projekt?
Iniciatori i bashkëpunimit tonë ka qenë Gent Myftaraj. Në fakt, këngën e kemi filluar solo dhe në vazhdimësi është përfshirë edhe Olsi.

Screenshot_2019-05-01-15-43-57-1
Një fabul ku Olsi kërkon rikthimin në dashuri i penduar. Kush i shkroi vargjet dhe të ka ndodhur ndonjëherë në jetë që dikush të mos të të ketë vlerësuar sa duhet?
Vargjet e mia i kam shkruar unë vetë, ndërsa Olsi ka shkruar pjesën e tij. Po më ka ndodhur shumë shpesh, por s’është se jam influencuar nga rastet. Me rëndësi është që unë të vlerësoj veten time.
Çfarë kujton ndonjë episod nga paskuintat e xhirimeve me Olsin, bën ai humor gjatë punës në paskuinta?
Olsi, në fakt, është shumë serioz në punë. Në momentin kur unë xhiroja, kishte ca ndërhyrje të papritura nga Olsi dhe normal që na bënte të qeshnim gjithë stafin. Kanë qenë vërtet xhirimet më funny që kam pasur.
Ku po jeton momentalisht dhe çfarë planesh ke për muzikën në Shqipëri?
Unë jetoj në Zvicër, por vij shumë shpesh në Shqipëri për shkak të realizimit të projekteve. Plane ka plot, ndaj tani po punojmë për t’i realizuar.

Screenshot_2019-05-01-15-44-15-1
Si e sheh veten në tregun shqiptar, çfarë duhet të sjellësh ndryshe që të bësh boom?

Unë s’është se e fus veten në rrethin e tregut shqiptar. Nuk është se synoj të bëj boom. Synimi im është të bëj këngë të bukura, që u pëlqejnë njerëzve. Gjithashtu, dua të jem një shembull për të rinjtë e për t’u treguar që jo domosdoshmërisht duhen bërë gjërat për të pasur sukses. Suksesi vjen nga dashuria që ke për atë që bën!

E konsideron veten vajza e mirë e muzikës dhe mendon se do të kesh sukses si e tillë?

Jo, aspak, nuk e konsideroj veten të tillë. Unë jam një shpirt i lirë dhe s’më pëlqen të etiketohem për gjëra që jam apo s’jam.
Pas Olsit, cili është artisti që planifikon të bësh bashkëpunim?
Bashkëpunime do të ketë, por do i lëmë surprizë./Panorama Plus