Laura Nezha rrëfen detaje nga lidhja e fshehtë me bosin e pronave: Pse s’jam gati të bëhem me fëmijë

Këngëtarja dhe aktorja Laura Nezha gjatë një interviste së fundmi, ndau detaje nga jeta e saj private. Ajo foli për marrëdhënien e saj me partnerin, biznesmenin që e mbajti të fshehur për 6 vite.

Ai është më romatiku, ndërsa Laura më natyrë racionale. Ajo u se mos ndoshta shumë shpejt për çiftin do të ketë fëmijë? Këngëtarja tha se i do shumë dhe se do të jetë një mami e përkushtuar, por ende nuk ka ardhur momenti i duhur për këtë gjë.

“Unë i dua jashtëzakonisht fëmijët dhe mendoj se do të jem një nënë tepër e dashuruar dhe përkushtuar për fëmijën e saj. Ne vdesim të dy për fëmijët, i duam shumë shumë. Thjesht po pres momentin e duhur!”- u shpreh ajo e ftuar në “ABC News”.

Por a bëhet xheloz partneri i saj në daljet publike të Laurës?

“Në fillim po, sepse ndodh ajo përshtatja në çift. Por unë sot e njoh mirë veten time, ai po ashtu më njeh shumë mirë. Nuk ka asnjë vend për zhgënjime apo xhelozi”.

Këngëtarja ndau me publikun 5 këngët e saj të jetës. Ajo u pyet se përse për të ishte e rëndësishme kënga e “That’s The Way It Is” e Celine Dion.

“Kjo këngë mua më ka gjetur fëmijë dhe ka një histori shumë të bukur, këngët e Celine Dion në veçanti. Ishin vitet e arta të saj dhe unë me zërin e një fëmije mendoja se e kisha zërin kristal dhe i këndoja nëpër shtëpi. Por ishte periudha që iknin dritat, paradite unë bëhesha gati për shkollë e ndërkohë ngrija gjithë pallatin në këmbë me këngët e Celine Dion. Përballë komshi kishim një djalë të vogël dhe tha ‘Mami, mami, erdhën dritat’, se kujtonte se ishte radioja”.

Ndër të tjera, biseda u ndal edhe te pjesëmarrja e saj te “Gjeniu i Vogël”, pasi kënga “The Best” ishte kënga që e lidhte me këtë periudhë. Laura tha se nuk i vinte keq se përse nuk fitoi vendin parë, pasi ndryshe nga konkurrentët e tjerë nuk ndiqte një shkollë muzike në atë kohë. Por tashmë ajo është përfshirë sa në botën muzikës, aq edhe të aktrimit.

LAURA NEZHA ME LIDHJE GATI 10- VJEÇARE, SI E MBAJTI SEKRET TË DASHURIN BIZNESMEN

Mediat e kanë komentuar për jetën intriguese, nga roli i lesbikes në teatër, tek i dashuri biznesmen, që e mbajti të fshehur prej 6 vitesh dhe me të cilin doli në publik për herë të parë para 3 vitesh.

Ajo nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes për format e saj trupore, por për projektet e saj muzikore dhe rolet në teatër. Aktorja që tashmë i ka kaluar të 30-at, përveç kërcimit erotik në “Kënga Magjike” të këngës “Je dashuri”, ka sfiduar veten në rolin e lesbikes, në shfaqjen teatrore “Shërbëtoret” të dramaturgut Jean Genet.

Shërbëtoret e urrejnë, por edhe e dashurojnë zonjën e tyre dhe është pikërisht ky pështjellim gjatë të cilit Laura realizoi më së miri skenat e lesbikes. Natyrisht që në lidhje me këtë rol, Laura foli në media, duke e konsideruar thjesht si pjesë të së tërës, pra, të një roli shumëdimensional.

Ish-partnerja e Renato Mekollit në spektaklin “Dance with me”, është një vajzë në karrierë, por që e ka vendosur në vijë dhe jetën private. Prej gati 10 vitesh ajo është në një lidhje dashurie me moshatarin e saj, një pasanik nga Tirana. Ai quhet Hasan Jero, rreth dhe është etiketuar nga media si “bos” pasi zotëron disa prona në qendër të Tiranës, ku edhe banon.

Këngëtarja Laura Nezha ka qenë gjithnjë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private, duke mos publikuar asnjë foto me partnerin, të cilin e ka mbajtur të fshehtë për vite të tëra. Të vetmet foto që qarkullojnë me të, janë shkrepur nga paparacët, siç ishin fotot e para që publikoi gazeta “Panorama”, gjatë inaugurimit të restorantit të Renato Mekollit, mikut dhe partnerit të saj në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”.

Më pas, ajo u pa sërish në krahët e djalit brun, si e ftuar në dasmën e një mikeshës së saj. E pyetur se pse ka vendosur ta mbajë të fshehtë “bosin e saj”, Laura u përgjigj se “dua ta ruaj këtë lidhje në privatësi, pasi publiku i prish marrdhëniet. Përderisa jam e lumtur kështu, përse të mos vazhdoj kështu, edhe pse shoqet çuditen me mua se si arrij të frenoj veten duke mos publikuar foto me të dashurin.”

Ndërkohë, duket se gjithçka po shkon drejt zyrtarizimit, pasi ata prej vitesh kanë hapur dhe një biznes të përbashkët. Laura Nezha është komentuar edhe për pamjen dhe fizikun, për të cilin ajo thotë se e ka dhuratë nga prindërit. Ajo ka filluar të këndojë që fëmijë, me pjesëmarrjet e saj te “Gjeniu i vogël” dhe sapo u rrit, menjëherë u bë pjesë e kompeticioneve të muzikës së lehtë.

Por për Laura Nezhën teatri ishte dashuria e saj e madhe, prandaj vendosi që t’i përkushtohet më së shumti skenës, pavarësisht pasionit të saj të madh dhe lidhjes së pandashme me muzikën, zgjodhi të vazhdonte një gjimnaz të përgjithshëm dhe jo Liceun Artistik, për faktin se gjatë gjithë kohës ka pasur rezultate shumë të larta në mësime.

Iu përkushtua shumë mësimeve, por në të njëjtën kohë ishte gjithmonë pjesë e organizimeve artistike të shkollës, përfshirë këtu dhe Rinfestin. Në të njëjtin vit që ka prezantuar Rinfestin, fitoi çmimin e parë në këngë me një performancë live. Tashmë ajo po shijon lidhjen e saj, duke bërë plane për fëmijë në të ardhmen.

/Panoramaplus.al