Laugher, foto në OnlyFans për të fituar para: plas skandali te hedhësit britanikë: “Kam diçka që njerëzit e duan”
Ka një stuhi polemikash mbi ekipin e hedhësve të Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike të Parisit.
Hedhësi i parë britanik fitues i medaljes së artë, Jack Laugher, zbuloi se poston foto gjysmë i zhveshur në internet për të plotësuar të ardhurat e tij. “Po, mundohem të fitoj para shtesë”, tha Laugher për llogarinë e tij në OnlyFans. “Natyrisht që unë kam diçka që njerëzit e duan dhe me kënaqësi do të përfitoj prej saj. Unë dua pak më shumë para, nëse mund t’i marr”.
Laugher shpjegoi gjithashtu se “fitimet nuk kanë ndryshuar” dhe se “kur mora pjesë për herë të parë (në vitin 2011), ishte 21,000 £ për tetë më të mirët në botë. E në atë kohë, kur isha 16 vjeç, isha në ekstazë. Por tani jam pothuajse 30 vjeç, jam në tre të parët në botë dhe të ardhurat e mia janë 28,000 £ në vit”. Jo vetëm Laugher, në fakt, sepse në ekipin e hedhësve të Team GB edhe Noah Williams (24), që garon në Paris, medalisti i bronztë i Rios, Daniel Goodfellow (27) dhe medalisti i artë i Tokios, Matty Lee (26) janë të gjithë në atë platform online.