“Lashë gruan në Amerikë për aktrimin”, Xhevahir Zeneli hap zemrën
Ai është një nga aktorët më të mirë të humorit ka qenë dhe mbetet një ikonë e humorit. Xhevahir Zeneli iu rikthye spektaklit të humorit “AlPazar”.
Zeneli jetoi për disa kohë në Amerikë, atje ku familja e tij vazhdon të jetojë aktualisht.
Ai tregoi se ishin fëmijët e tij ata që kërkuan që babi i tyre t’i rikthehej aktrimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka zgjedhur të qëndrojë në Amerikë me djemtë e tyre.
“Unë kam dy djem të mrekullueshëm, Sardin dhe Anxhin. Ata kur u shkolluan të dy më dhanë leje të kthehesha sërish në profesionin tim”.
“Ime shoqe nuk donte, donte të ndiqte jetën e atyre dhe bëmë këtë zgjidhje. Djemtë janë 28 dhe 26 vjeç”, tha kohë më parë Xhevahir Zeneli.
ObserverKult