Lart e poshtë po thuhet se Angelina Jolie dhe DJ i njohur kanë nisur një lidhje dashurie!
Angelina Jolie është përfshirë në një betejë ligjore me Brad Pitt për 6 fëmijët e tyre prej 5 vitesh. Në 2016-n ata të dy ndanë rrugët e tyre përgjithmonë dhe ndarja vazhdon të jetë shumë e vështirë për aktorët.
Së fundmi lart e poshtë po flitet se Angelina tashmë ka nisur një romancë të re. Është fjala për muzikantin amerikan të njohur si DJ Diplo, raporton “KP”.
Një burim anonim pretendon se Jolie dhe Diplo janë parë së fundmi në një takim në Los Angeles. Për më tepër, spekulimet u forcuan nga DJ, i cili publikoi fotografi dhe në këto imazhe shihej edhe Angelina. Thuhet se aktorja tashmë ua ka prezantuar DJ gjashtë fëmijëve të saj, të cilën kanë raporte të mira me Diplo.
Sidoqoftë, ikona e bukurisë në deklaratat e saj mohoi kategorikisht se po mendonte për një lidhje apo partner të ri.
Kujtojmë se së fundmi Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.
/Iconstyle