Lart e poshtë po thuhet që princ Harry dhe Meghan Markle janë duke u divorcuar!
Jennie Bond, eksperte mbretërore, ka deklaruar se divorci mes princ Harry-t dhe Meghan Markle është shumë afër.
“Burime të besueshme brenda Pallatit Buckingham kanë konfirmuar se Harry, pa Meghan, do të falet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij. Mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harry-t, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mend. Ai mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”, ka thënë ajo.
Kjo është thënë më herët edhe nga Paul Burrel, ish-punonjës i Lady Diana-s. Sipas mediave të huaja, princi pritet të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar.