“LARGOHUNI SE VAJZA PO FLE…”/ FOTO të Biblës të nënvizuara me dorë nga familja Josifi, që u vetëflijuan në Kombinat
“Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por fle.” Ky është një fragment i nënvizuar nga Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj në Bibël, e gjetur në shtëpinë e tyre pas vdekjes.
Menjëherë pasi Policia u fut në shtëpinë e familjes Josifi në Kombinat, atu u gjetën shënime dhe fragmente të shumta të shkëputura nga Bibla, fragmente të cila dyshohet se janë shfrytëzuar nga persona të tjerë dhe kanë çuar drejt vdekjes Zhanetën dhe Anisën.
Autoritetet kanë nisur hetimet për personat dhe sektin që çoi drejt vetëflijimit nënë e bijë, ndërsa pikturat dhe shënimet në librat e shenjt që u gjetën brenda shtëpisë së tyre lënë shumë vend për dyshime. Në këto libra janë nënvizuar pikërisht ato pjesë që flasin për vetëflijim ose për ringjallje.
Pista kryesore e hetimeve është një grupim i quajtur Guard Toëer (Kulla e Rojes), pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait”.