Largohet nga puna spikerja e lajmeve me dekoltenë jashtë/ Ismet Drishti: Pse e shkarkova
Greta Hoxha, vajza e cila u bë e njohur pas shfaqjes në televizionin “Zjarr Tv”, e cila prezantonte edicionin e lajmeve me dekoltenë zbuluar, është shkarkuar nga puna. I kontaktuar nga “Panorama”, humoristi i njohur dhe pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti, është shprehur se bashkëpunimi me Hoxhën është mbyllur këtu. Duke mos dhënë shumë detaje për arsyet e largimit, për të ruajtuar privatësinë e gazetares, Drishti është shprehur se mes tyre ka pasur “mosdakordësi” për disa çështje,e kjo ka sjellë edhe largimin nga puna të Hoxhës. “Nuk do doja ta bëja publike arsyen pse është shkarkuar. Unë kam qenë vetë punonjës dikur, dhe siç nuk ka dashur unë që pronarët të flisnin për mua kur kam pasur shkarkime, as punonjësve të mi nuk do t’u vinte mirë që unë të flisja për arsyen”, është shprehu Drishti.
Pjesë nga biseda:
Ka pasur ndonjë konflikt që ka çuar në largimin nga puna?
E mira do ishte që sado e rëndë që të jetë për punonjësin, pronari të mos prononcohej… por le të themi që ka pasur mosdakordësi.
Ju ka ardhur keq për ndërprerjen e kësaj marrëdhënie pune me Greta Hoxhën, marrë shkas dhe prej faktit që ajo ka qenë një ndër gazetaret më të njohura të televizionit tuaj?
Është shumë e vërtetë që ajo ka marrë shumë emër nga televizioni, e ka marrë emrin me punën e saj, ka punuar shumë fort, këtë nuk e mohoj në asnjë moment, por gjithçkaje i vjen fundi në një moment, për arsye të ndryshe. Një person mediatik, jeton edhe jashtë orarit të punës, dhe kur kjo ndërhynë në media… nëse diçka që nuk i shkon për shkak medias që punon, atëherë marrëdhënia shkëputet. E falënderojmë për çfarë ka bërë deri tani, ka kontribuar shumë për televizionin, por këtu mbyllet!