Largohen vetëm për disa orë, Orinda dhe Turi mbetën pa fjalë nga “katastrofa” që panë kur u kthyen në shtëpi

Dyshja e njohur e showbiz-it shqiptar, Turjan Hyska dhe Orinda Huta, janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale. teksa postojnë momente nga përditshmëria e tyre, ata gjithashtu kanë treguar se kanë një dashuri të madhe për kafshët.

Turi dhe Orinda kanë vendosur që në shtëpi të mbajnë një qen, të cilin herë pas here e nxjerrin në “Instagram”.

Turi-2

Por mesa duket së fundmi, qeni i tyre është revoltuar paska. Kjo ka ndodhur pasi ata e kanë lënë vetëm, në shtëpi.

Turi-3

Turjani ka publikuar në “Instastory” një video ku tregon momentin kur ka hyrë në shtëpi dhe ka parë “katastrofën” e krijuar nga qeni.

Ky i fundit, në shenjë proteste, ai i ka shkatërruar shtëpinë, duke grisur letra e duke hedhur çdo gjë përtokë. “Guxoni dhe më lini vetëm herë tjetër!”, ka shkruar Turi në video.