Larg Shqipërisë për 9 muaj, ja ç’ka ndodhur me Aurela Hoxhën

Aurela Hoxha e kalon një pjesë të mirë të kohës larg Shqipërisë, por rikthimet e saj janë gjithsesi të shpeshta për të takuar personat më të afërt. Modelja e njohur ka qenë e ftuar pasditen e sotme në ‘BE Coffe’ ku ka folur për gjithçka ka bërë këto muaj duke zbuluar disa detaje interesante. “Kam punuar shumë pasi dua ta bëj linjën që kam krijuar, të njohur në tregun ndërkombëtar. Pasi e prezantova në Spanjë, në Maj të vitit që shkoi, kam nisur përgatitjet për ta prezantuar në një tjetër vend. Por është shumë e vështirë. Unë jam askushi dhe kjo ndikon shumë, por nëse veshjet e mia kanë sukses, kjo do të thotë që pëlqehen vërtet dhe nuk blihen nga emri. Në Shqipëri mbështetja më vjen nga fansat që më njohin prej kohësh dhe e di që nuk do dështoj”,u shpreh Aurela, sipas Who. Kujtojmë se modelja e njohur, megjithëse pranon se nuk është stiliste, ka guxuar me krijimin e një linje rroba banjosh tërësisht të sajën. Promovimi i saj është bërë vitin që shkoi në Spanjë dhe Shqipëri, ndërsa tani siç duket Aurela kërkon ta zgjerojë më tepër.