“Larg këtyre që të…”/ Egla Ceno komenton dyshen Egli-Gjesti
Egla Ceno, fituesja e “Big Brother VIP Albania”, ka dhënë një mesazh të qartë për të gjitha vajzat që ndodhen në marrëdhënie të paqarta. Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehu mendimin e saj rreth raportit të Gjestit me Eglin, duke dhënë një këshillë të prerë për vajzat që ndihen të lëna pezull nga meshkujt.
“Një burrë që të do, të trajton me dashuri dhe respekt! Një burrë që nuk të do, nuk të ndez iluzionin e dashurisë,” shkroi Egla, duke e bërë të qartë se çdo grua meriton një trajtim të denjë dhe jo një lidhje të paqartë.
Duke iu referuar dinamikave brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ajo la të kuptohej se nëse veprimet e Eglit ishin strategji, atëherë ajo ia ka dalë me sukses. Megjithatë, Ceno nuk la pa shprehur edhe dyshimet e saj mbi sinqeritetin e situatës.
Revista Who