“Laraskë, mbylle gojën”, plas sherri mes konkurrentëve të “Përputhen”

Pas takimit mes Shqipes dhe Mevlanit, ka pasur një debat në puntatën e fundit të emisionit “Përputhen”. Ka qenë Ana që i ka dalë në krahë Shqipes, duke e kritikuar Mevlanin se në takimin e tyre nuk iu përgjigj asnjë pyetje.

Mes ulërimash dhe ofendimesh, debati degradoi deri në çështje personale.

Pjesë nga debati:

Ana: Ke marr Shqipen ta përdorësh në mënyrën tënde.

Mevlani: Unë? Pse ta kërkova ty a ta marr Shqipen apo jo?

Ana: Jo mua o shok se na shokove, a dëgjon nga veshët apo jo? Unë jap mendimin tim dhe e kam këtë të drejtë

Mevlani: Ti duhet të jesh e kënaqur që po të përgjigjem. Unë femrave si ty nuk jap as shans me fol.

Ana: (bërtet) 1 sekondë… Mevlani: Ça ke që bërtet si laraskë?

Ana: Laraskë je ti. Mbylle gojën!

Mevlani: Ule zërin!

Ana: U zbulua për ça paske ardh në ‘Përputhen’, të fitosh ndonjë klikim për këngët që do nxjerrësh.

Mevlani: U bë gati 3 javë emision, kam përmendur ndonjëherë muzikën këtu? Asnjëherë!

Ana: O Melvo unë e kuptoj që do të marrësh vëmendje. Po ti ça punon në Gjermani? Hë ça punon?

Mevlani: Je gjë gruaja ime që të jap llogari?