Lanë zyrat për shampanjën ekskluzive/ Sokol Balla, Nikolin Jaka, Andi Dobrushi e Alfred Lela siç nuk i keni parë

Moderatori i njohur i emisioneve politike në vend, Sokol Balla, gazetari dhe analisti Alfred Lela, avokati Andi Dobrushi dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka kishin lënë sot zyrat e punës për të kaluar një fundjavë argëtuese jashtë Tiranës. Fotografi i “Story.al” fiksoi këtë moment kur katër personalitetet e njohur ndodheshin në resortin “Prestige” në bregdetin e Durrësit, ndërsa po shijonin ekskluzivisht brunch-in special nga “Moët & Chandon Ice Imperial” në eventin me të ftuar VIP. Të veshur me të bardha dhe syze dielli ata ranë në sy në eventin e krijuar nga Landmark Communications. /Story.al/