Landi i ‘West Side Family” zyrtarisht çift, kjo foto me të dashurën i thotë të gjitha

Landi-Hysi-2

Janë të rralla rastet kur këngëtari Landi Hysi flet për jetën e tij private. Por edhe më ta rralla rastet kur poston foto me të dashurën. Si sot, hera e fundit pas më shumë se një viti, një foto me Jolin. Edhe pse jetojnë një dashuri të gjatë, Landi dhe Joli e ruajnë gjithçka për vete por kjo foto i thotë të gjitha për lidhjen e tyre. Këtë verë, Landi dhe Miri pas këngës së tyre të re “Komshije”, janë gati të nisin turet nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë. Por priten ture edhe jashtë saj. Në një kohë kur Miri vazhdon të bëjë jetën mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ku ka pjesën tjetër të familjes, Landi përfiton nga rasti të jetë i pranishëm në ndonjë dasmë në Siçili. Si sot, kur ka shkuar së bashku me partneren e tij dhe me miq të tjerë shqiptarë. Nga postimet në Instagram të Landit, por edhe të Marsela Çibukajt, mbrëmja e sotme i dedikohet martesës së miqve të tyre. Ndaj edhe një pjesë e mirë e të ftuarëve janë nga Shqipëria, shkruan LajmShqip. Megjithatë, mes çifteve e personazheve të tjerë, s’mund të kalonte qetësisht e pa u vënë re kjo foto e çiftit që deri diku “zyrtarizon” lidhjen e tyre në sytë e publikut.