Landi i “West Side Family” rrëfen natën në club: Mornica pa fund, disa vajza para nesh…

Landi Hysi, solisti i grupit “West Side Family”, ka postuar një foto me anëtarën tjetër të grupit, Mirin ku tregon emocionet e shfaqjes për herë të parë të klipit “Beso”. “Ky moment i paharruar”, shkruan Landi në Instagram për një nga çastet e koncertit të datës 29 dhjetor në një nga club et e njohur të Tiranës. Pastaj ngre pyetjen: “Pse i paharruar? Sepse ndërkohë që klipi kishte vetëm disa orë që ishte shfaqur vetëm në Youtube e rrjete sociale, disa vajza para nesh këndonin refrenin sikur ta kishin dëgjuar këngën prej vitesh! Mornica, pa fund!”, përfundon rrëfimin Landi. Grupi i njohur “West Side Family”, rikthehen me klip e koncerte për herë të parë pas ndarjes nga jeta e Dr. Florit.