Landi kujton Florin me një foto sa një mijë fjalë: Boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj…

Me një foto Landi i “West Side Family” ka kujtuar mikun e tij të ndjerë, Dr. Florin, mungesën dhe boshllëkun e të cilit e ndjen çdo ditë.

“Thonë: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”. Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve. Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori 28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014”, ka shkruar ai.

Kjo nuk është hera e parë që Landi e kujton Florin me fotot e momentet e ndryshme që kanë kaluar krah njëri- tjetrit./revistawho.com