Landi Hysi ka një ide mjaft të bukur për rigjallërimin e Durrësit dhe me siguri të gjithë do e mbështesni
Pas tragjedisë së datës 26 nëntor e cila tronditi të gjithë shqiptarët kudo ndodheshin, duket se njerëzit i janë kthyer sërish normalitetit të tyre. Pas ditëve mjaft të vështira për të gjithë, artisti i njohur i ‘showbiz-it’ shqiptar, Landi Hysi ka propozuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ një ide mjaft interesante.
“Këto kohë, sa te mundeni, fundjavat, festat, kafetë, dreka, darka, sebepe etj i konsumoni në Durrës. Rimëkëmbje, rigjallërim. Ose aty ku ka nevojë. Së bashku mundemi”, ka shkruar këngëtari në postin e fundit në ‘Instagram’ ku ka bërë këtë kërkesë publike ndaj të gjithëve.
Ndjekësit e Landit kanë nxituar menjëherë të lënë komentet e tyre, teksa me siguri shumë prej tyre do ta mbështesin nismën e iniciuar nga artisti.
Kujtojmë se gjatë ditëve mjaft delikate për vendin tonë, të gjithë personazhet publikë kontribuan në forma të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë./revistawho.com