Lamtumirë tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor
Duke nisur prej datës 1 korrik 2021, përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi nuk do të tarifohen shtesë për shërbime roaming në rajon.
Për klientët e One Telecommunications, të cilët kanë aktivizuar një nga paketat (One Unlimited S, M, L, Beats, XL) ose planet One Unlimited (Simple, Start, More, More Plus, Advance, Pro, Elite), mund të përdorin njësitë e tyre pa kosto shtesë në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas përfundimit të njësive të paketës ose planit tuaj ju do të tarifoheni si këtu.
Heqja e tarifave roaming është kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të lehtësimit të komunikimit mes qytetarëve. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nisur përpjekjen për eliminimin e kësaj tarife që në vitin 2019.
One Telecommunications ka mbështetur implementimin e kësaj marrëveshjeje që në hapat e parë, duke synuar afrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian. Një risi e tillë për vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të harmonizojë ndërlidhjen mes qytetarëve me anë të komunikimit elektronik dhe digjital.