Lamtumirë Paris, Mbappé injoron Ligue 1: “Nuk është kampionati më i mirë në botë”

Sikur të mos mjaftonin të dhënat gazetareske, ka menduar vetë Kylian Mbappé që të ushqejë zërat që qarkullojnë në lidhje me dëshirën e tij për të ndryshuar ambjent dhe për t’u larguar nga Paris Saint Germain: “Ligue 1 nuk është kampionati më i mirë në botë – tha sulmuesi francez në një intervistë me Esquire – Unë gjithmonë kam ndjerë përgjegjësinë, si një lojtar emblematik, për ta bërë atë të rritet”.

Në të ardhmen e Mbappé, i cili nuk do të rinovojë kontratën e tij me parisienët në skadencë në 2022, duket se është Real Madrid, mbetet vetëm për tu kuptuar nëse Blancos do të bëjnë një përpjekje për ta marrë atë menjëherë, apo do të presin një vit për ta rrëmbyer nga klubi i Al-Khelaifi me parametër zero. Ndërkohë, ai stërvitet me Lionel Messin, ndërsa në sfond mbetet hipoteza se vendin e tij, në rast të një lamtumire të menjëhershme, do ta marrë Cristiano Ronaldo: “Ata janë të paarritshëm – tha ai, duke folur për dy kampionët -. Ata i thyen të gjitha ligjet dhe statistikat. Ata kanë pasur dhjetë, pesëmbëdhjetë vjet të jashtëzakonshëm”.

Francezi, sidoqoftë, nuk ndihet inferior ndaj dyshes elitare: “Unë mendoj se lojtarët e tjerë po më shikojnë. Pak futvollistë e ndryshojnë pozicionin si unë. Më parë kishte një numër nëntë, ose një numër shtatë. Unë kam luajtur përpara, majtas dhe djathtas. Me gjithë përulësinë, por nuk mendoj se të gjithë janë të aftë të ndryshojnë pozicionet kështu çdo vit dhe të ruajnë përfaqësime të shkëlqyera në nivelet më të larta”.