Lamtumirë Agim Doçi! Kujtojmë disa nga këngët që mbajnë tekstet e mjeshtrit të ndjerë!
I trishtë ka qenë ky mëngjes për artin shqiptar kur tekstshkruesi Agim Doçi mbylli sytë përgjithmonë në moshën 76 vjeçare pasi pësoi një hemoragji cerebrale. Miq, të afërm, kolegë e dashamirës i kanë kushtuar mjeshtrit të penës që shquhej për të qenët i vëretetë e i drejtpërdrejtë, rreshta ngushëllimi ku shprehin keqardhjen e madhe për humbjen e papritur të Doçit.
Duke ju bashkuar morisë së të keqardhurve për këtë humbje të madhe, Bordo ju sjell në vëmendje disa prej perlave të tij, tekste të cilat janë kthyer në këngë, për të cilat koha nuk mund të jetë kurrë armik, pasi këngë të tilla janë dëshmi e gjallë e trashëgimisë së artë të penës së Agim Doçit.
Bordo