Lakuriq dhe i mbuluar me gjak, burri arratiset nga një bordello duke thyer xhamin. Fqinjët zbuluan se…
Një burrë i zhveshur është larguar nga një shtëpi publike i mbuluar me gjak, pasi doli jashtë duke thyer një dritare, raporton “The Sun”.
Fqinjët e habitur e kanë parë burrin duke vrapuar në rrugë mbrëmjen e djeshme, teksa bërtiste: “Dikush të më ndihmojë, unë jam rrëmbyer”.
Dëshmitarët thonë se ai ishte dëmtuar në krahun e tij të djathtë gjatë arratisjes.
Një foto tronditëse tregon se viktima po largohet nga vendi i ngjarjes dhe duket se po mban diçka në dorë.
Njerëzit që jetonin aty afër thanë se ai hyri në një dyqan për të kërkuar ndihmë.
Besohet se ai ka thyer dritaren me trup, teksa përpiqej të shpëtonte dhe nga krahu i djathtë po i rridhte shumë gjak.
Dy persona janë arrestuar pas incidentit.
Një fqinj tha: “Unë po rrija në shtëpi rreth orës 16:00 dhe dëgjova një përplasje masive. Dola jashtë për të parë ç’po ndodhte. Kishte copa xhami të shpërndarë në të gjithë pjesën e përparme të kopshtit. Burri ishte krejt i zhveshur”.
“Ai kishte flokë të gjatë dhe gjaku i rridhte nga krahu i djathtë. Po bërtiste dhe po kërkonte ndihmë”,- shtoi ai.
Ndërkohë, një fqinj tjetër tha: “Shtëpia nga e cila u arratis është plot me femra që ofrojnë seks. Ne kemi raportuar për të herë pas here në polici dhe kohët e fundit ajo u bastis.
Ajo tha se viktima duhet të ketë qenë shumë i frikësuar, përderisa doli duke thyer një dritare dhe i zhveshur, duke rrezikuar jetën e tij.
Madje thuhet se viktima ishte rrahur keq nga dy burra para se të arrinte të dilte jashtë.
Ngjarja po hetohet ende.