LAJMI I FUNDIT: Donaldi kërkon të largohet përfundimisht nga BBV, ja arsyeja

Ndjekës të shumtë të “Big Brother VIP” që mundohen të analizojnë lojën e banorëve kanë qenë të mendimit se nëse Beatrix,

largohet kjo do i bëjë mirë lojës së Donaldit. Sipas tyre, ky i fundit ishte fokusuar shumë te lidhja e tyre duke lënë disi pasdore lojën e tij.

Mirëpo, aktori i ka surprizuar të gjithë. Përtej problemeve shëndetësore, këto ditë Donaldi është dukur shumë i ngarkuar emocionalisht dhe psikokogjikisht.

Ai shpesh qëndron vetëm teksa ka shprehur herë pas here shqetësimin e madh për Beatrix dhe për atë që ajo po kalon jashtë.

Madje, sot ai i ka thënë Monikës në bisedë e sipër se do që të ndërpresë lojën dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Sipas Kryefjala.com pas kësaj deklarate ai është thirrë në dhomën e rrëfimit dhe ende nuk dihet se çfarë vendimi ka marrë.