Lajmi i ëmbël, këngëtari dhe moderatorja shqiptare do të bëhen prindër për herë të parë
Këngëtari nga Kosova, Neki Emra dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Zana Zhaveli do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e kanë zbuluar burime për Prive. Thuhet se moderatorja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe çifti pritet të bëhen prindër në pak javë.
Neki Emra është bërë i njohur përmes disa këngëve, të cilat janë kthyer në hite si “Provokim”, “Një dhimbje mbete ti”, apo edhe bashkëpunimi me Leonora Jakupin “Çift ty dua të kem”./abcnews.al