Lajmi i bujshëm i La Repubblica: Mancini gati të lërë pankinën e Italisë, në sfond është PSG
Lajm i bujshëm i La Repubblica ka trazuar ambjentin e kombëtares italiane: Roberto Mancini mund t’i thotë lamtumirë të kaltërve. Dy ndeshjet kualifikuese me një rotacion të madh lojtarësh kanë zhgënjyer pritshmëritë e tij dhe tani tekniku reflekton për të ardhmen. Por kontrata deri në vitin 20206 e bën që vendimi t’i kalojë presidentit të FIGC Gravina.
Sipas gazetës, raporti idilik mes teknikut Mancini dhe Italisë ka marrë fund dhe kohët e fitimit të Europianit janë shumë të largëta. Tekniku nuk ka mbetur i kënaqur me lojtarët, nga gatishmëria e dhënë dhe nga zgjedhjet e kufizuara në dispozicion. Ndoshta edhe thirrja e Retegui dhe vëzhgimi i të huajve të tjerë mund të jetë si një provokim ndaj FIGC dhe gjendjes shëndetësore të futbollit italian. Megjithatë, pengesa përfaqësohet nga kontrata që skadon në vitin 2026, ndaj ka dy opsione. E para dorëheqje dhe e dyta ndarje konsensuale me Gravinën, që duhet të vendosë se çfarë do të bëjë.
Sipas La Repubblica, trajneri aktual i kombëtares është në orbitën e PSG. Francezët janë në kërkim të një trajneri të ri për t’i besuar një skuadër plot kampionë. Mancini vështirë se mund të zinte vendin e Antonio Conte te Tottenham. Sirenat e sheikëve janë shumë më të forta. E nëse konfirmohen, do të sillnin një revolucion edhe te Italia, që do të duhet të zgjedhë një trajner të ri. E në këtë pikë merr kuota edhe një Conte bis.
Lapsi.al