Lajmi i fundit/ FSHF i jep “duart” Panuçit, ndërpret kontratën me trajnerin

FSHF ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimit me trajenrin e kombëtares sonë Kristian Panuçi. Duket se humbja e mbrëmshme ndaj Turqisë ka rezultuar fatale.

Screenshot_2019-03-23-15-03-15-1

Kombëtarja do të drejtohet në transfertën ndaj Andorës nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. FSHF ka publikuar lajmin pak më parë në faqen e saj zyrtare. Shqipëria humbi ndaj Turqisë mbrëmjen e djeshme në Shkodër në kuadër të takimit që u zhvillua për kualifikueset e Europianit 2020.