Lajm surprizë për fansat e Arnold Schwarzengger/ Aktori legjendar së shpejti pjesë e stafit të ‘Netflix’, zbulohet roli i tij

Aktori i ‘Hollywood’ Arnold Schwarzengger ka dalë me një deklaratë surprizë për të gjithë fansat dhe adhuruesit e tij. Në një videomesazh publik, Schwarzengger la të nënkuptohej se do të jetë pjesë e ‘Netflix’ kompanisë gjigande e transmetimit të filmave, nga e cila do të krijohet edhe një dokumentar.

Po ashtu platforma ka publikuar një video që njofton se ylli i ‘Terminator’ do të marrë postin e ‘Chief Acion Officer’. Në video, heroi i aksionit të Hollivudit pretendoi se po punonte “gjatë gjithë kohës” për t’i dhënë audiencës aksionin më të madh në tokë. Karriera kinematografike e yllit legjendar ka nisur që në moshën 20-vjeçare.