Lajm i trishtë për median shqiptare, ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari Aristir Lumezi
Gazetari i njohur Aristir Lumezi ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Mësohet se Lumezi vuante nga prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Më një përvojë të gjatë prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive.
Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.
Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë./vizionplus.tv
vizionplus.tv