Lajm i trishtë/ Ndërron jetë në moshën 24-vjeçare aktori i njohur i ‘Disney’
Ylli i ‘Disney’ Sebastian Athie, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije me anë të një postimi ‘Disney Channel la’, të cilët i kanë shprehur ngushellime familjes për këtë humbje të madhe.
Ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare ylli i “Disney”, Sebastian Athie.
Aktori meksikan ishte i njohur për interpretimin e Lorenzo Guevara në serinë televizive argjentinase për adoleshentët “O11CE”, e cila transmetohej në “Disney Channel”, në Amerikën Latine.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije me anë të një postimi ‘Disney Channel la’, të cilët i kanë shprehur ngushellime familjes për këtë humbje të madhe.
“Pusho i qetë, Sebas. Arti dhe buzëqeshja jote do të jetojnë përgjithmonë. Na vjen shumë keq për vdekjen e Sebastian Athie do ta kujtojmë atë gjithmonë falë talentit. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë fansave të tij ”, shkruhet në njoftimin e Disney.
Nuk është bërë ende me dije shkaku që i ka marrë jetën 24-vjeçarit.
(A.B)/Dosja.al