Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Hetem Qerimaj

Hetem Qerimaj, “Mjeshtri i Madh” i violinës, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. “Te nderuar miq,me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj.Zoti e pranofte ne parajse”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.

Hetem Qerimaj i cilësuar si harku i triumfit të familjes në një intervistë pak kohë më parë për ABC Neës rrëfen momente të veçanta që ka jetuar me violinën përgjatë jetës.

Violina është mikja që e ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës “Mjeshtrin e Madh”, Hetem Qerimaj. Ai sfidon moshën dhe ia del që të jetë aktiv edhe në moshën 85-vjeçare. Skena për të është jetë.

Pasi kujdeset për violinën me të cilën interpreton prej 4 dekadash, kordon violinën dhe menjëherë ia lë fjalën tingujve të kabasë, të cilën e ka fort për zemër.

“Ajo kabaja për violinë është fantastike. Ajo bën edhe bilbilin”, tha Qerimaj. Tingujt muzikorë janë të rëndësishëm për virtuozin e violinës, po aq sa ajri që thith, e veçanta e tij qëndron këtu.

“Interpretimi, por edhe tek mekanizmi. Shkathtësia e gishtërinjve”, tha mjeshtri i violinës. Ajo që e gëzon artistin Hetem Qerimaj është vazhdimi i hallkave të zinxhirit në familjen e artistëve, e cila numëron 9 artistë dhe 3 breza. Por veçon mes tyre dy violinistët e talentuar të familjes Qerimaj, të cilët sipas tij do jenë pasues të tij në violinë.

Hetem Qerimaj: Të gjithë janë artista. Ke Fatosin klarinetist, fantastik fare. Ke dhe Klodin me gjithë Valinin, që i kanë marrë për të mirë. Të gjithë e kanë ndryshe. Ndjenja është ndryshe, por Valini është i mirë.

Valini do jetë harku që do vazdhojë rrugën tëndë?

Hetem Qerimaj: Po! Ai do bëhet shumë i mirë. Por edhe Klodi është shumë e mirë. Sekreti i një instrumentisti është ky: “Kur e godet në një gjendje, që është e ëmbël”, tha ai.