Lajm i keq për Edi Rejën, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares dhe humb duelet e rëndësishme të shtatorit

Lajm i keq për Edi Rejën dhe Kombëtaren shqiptare, Ermir Lenjani është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për një periudhë kohore nga 4 deri në 6 javë, duke bërë kështu të humbasë ndeshjet e Kombëtares në muajin shtator, më saktësisht duelin e 2 shtatorit në transfertë ndaj Polonisë dhe të 5 shtatorit në stadiumin “AIR Albania” kundër Hungarisë, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “KATAR 2022”.

Anësori i skuadrës së Grasshopersit në Zvicër pas ekzaminimeve të kryera ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit dhe kyçin e këmbës gjatë ndeshjes ndaj Lozanës.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë skuadra e Grasshopersit duke i uruar shërim të shpejtë mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL