LAJM I FUNDIT/ Artistët ndezin qirinj në bulevard për teatrin (FOTO)

Aktorët e aktivistët që u ngritën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar vijojnë protestën, ndërsa disa prej tyre e kanë konsideruar shembjen e godinës si “shenjë e instalimit të diktaturës”. Në orët e mbrëmjes ata janë mbledhur sërish në Bulevard, ndërsa kanë ndezur qirinj për Teatrin.

Ata kanë lajmëruar sërish vijimin e protestës ditën e nesërme, ku pritet të mblidhen rreth orës 16:30. Godina e Tetarit Kombëtar u prish këtë të diel pas vendimit të Bashkisë, ndërsa fadromat nisën punën që në orët e para të ditës. Kjo solli protestë dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve e artistëve, ku disa prej tyre u shoqëruan.