Lacazette në telashe: thith tym nga tullumbaci, në divanin e shtëpisë

Alexandre Lacazette ka përfunduar në stuhinë e kritikave. Sulmuesi i Arsenal ka marrë faqet e para të tabloidëve britanikë sepse është filmuar ndërsa thithte gaz nga një tullumbac. Video i është dërguar nga vetë lojtari disa miqve e pastaj është shpërndarë në ëeb nga dikush. Pozicioni i Gunners është për ta zgjidhur përbrenda cështjen.

Mbetet për tu kuptuar përmbajtja e tymit që ka thithur sulmuesi brenda tullumbacit, edhe pse me shumë mundësi duhet të jetë Hippy Crack, një substancë e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, por që ka efekte euforizues. Arsenal ka bërë të qartë se bëhet fjalë për një “Cështje private që po e marrim seriozisht”. Lojtari, në imazhet e shpërndara në rrjetet sociale e jo vetëm, duket që thith tymin ndërsa është shtrirë në divan.

Relaks e zbavitje në shoqëri të miqve (virtualë) të cilëve vetë sulmuesi i ka dërguar filmimin. 18 muaj më parë, një episod i ngjashëm e kishte përshirë francezin. Këtë herë me Lacazette, morën pjesë edhe Aubameyang, Kolasinac, Özil e Guendouzi, protagonistë të një video që tërboi jo pak drejtuesit e shoqërisë londineze.