
Labinot Tahiri mbledh miqtë në pishinën e tij, ja pamjet e shtëpisë luksoze
Labinot Tahiri është i njohur për karrierën e tij të gjatë muzikore, por së fundmi ai është përkushtuar më tepër në karrierën e tij politike. Labinoti është tepër aktiv në ‘Instagram’, ku ndan me ndjekësit e tij momente nga jeta private, profesionale apo projekte të ndryshme muzikore.
Ai ka publikuar disa foto në ‘Instastory’, ku shfaqet duke shijuar temperaturat e nxehta në pishinën e shtëpisë së tij, së bashku me familjarët dhe miqtë e afërt, duke zbuluar kështu pak nga ambientet e shtëpisë luksoze. Mesa duket Labinoti banon në një vilë të bardhë dhe oborri i tij është po aq i bukur sa dhe vetë banesa. Mes punëve të karrierës muzikore dhe asaj politike, duket se Tahiri ka gjetur pak kohë për veten dhe po i shijon pushimet me familjen e tij./revistawho.com