La Australinë për karrierë muzikore në Tiranë, kjo është historia e John Shahut
Pas pothuajse një viti nga suksesi i këngës “Mike” e kënduar nga John Shahu, Elvana Gjata dhe Ledri Vula, artisti shqiptar nga Australia, ka vendosur të jetojë në Shqipëri për projekte të shumta muzikore.
Në një intervistë për Top Channel, Johni ka rrëfyer se si erdhi deri tek bashkëpunimi me Elvanën dhe Ledrin. “E kisha bërë një melodi ka dy tre vjet më parë. Ja u tregova atyre, e pëlqyen shumë. Ia çuan Elvanës. E pëlqeu ajo, u bë bashkëpunimi pastaj”, tha ai.
Ndër të tjerash, Johni tregoi se ka shtatë muaj që jeton në Tiranë duke treguar se i pëlqen jetesa atym dhe se është shumë ndryshe nga Australia, shkruan Prive.Artisti foli edhe për planet në të ardhmen duke thënë se ka disa projekte të reja përfshirë bashkëpunime.