Kylie Minogue: Sëmundja më hoqi mundësinë për fëmijë
Kylie Minogue ka rrëfyer se si diagnostikimi me kancer gjiri në 2005, i hoqi përgjithmonë mundësinë për tu bërë nënë. Artistja, e cila tani është 50 vjeç, ka treguar se filloi të trajtohej për të mposhtur kancerin kur sapo kishte mbushur 36. Në atë moshë, të pasurit një fëmijë nuk ishte në planet e saj, por megjithatë sëmundja ndryshoi çdo gjë, edhe shpresat për të ardhmen.
Ajo tha për “Sunday Times”: “Në atë kohë unë mendoja se isha në moshën kur ishte tepër vonë. Por edhe pse nuk ishte në planet e mia, pas diagnostikimit gjithçka ndryshoi. Nuk dua ta mendoj shumë, por vras mendjen se si do të kishte qenë nëse do isha bërë nënë”.