Kylie Minogue harron aktorin, e dashuruar me këngëtarin disa vite më të ri
Kylie Minogue di si ta kalojë kohën e saj më të mirë. Ndonëse para pak kohësh iu thye zemra nga ndarja me aktorin Joshua Sasse, tashmë sërish po jeton momente të bukura. Ajo ka treguar me postimet në Instagram dashurinë që ka për të dashurin e ri, Paul Solomons. Ai është drejtor krijues i edicionit britanik GQ, dhe të dy kanë pozuar duke shkëmbyer puthje. Ai është 7 vjet më i ri se diva e muzikës pop, por dashuria mes tyre është shumë e madhe, sipas Lapsi.al. Embëlsia e përqafimit të tyre përpara skyline të New York ka mbledhur në pak orë mbi 46 mijë pëlqime.