Kylie Jenner tregon se djali i saj nuk e ka më emri Ujk

Kylie Jenner ka zbuluar se djali i saj që fillimisht i vendosi emrin Wolf Webster, nuk do të quhet më ashtu.

Videoja që publikoi dhe u bë virale shpejt, jep një vështrim intim në disa nga momentet e veçanta që çuan në lindjen e djalit të saj, duke përfshirë një incizim nga lindja e foshnjës në spital dhe video nga festat familjare.

Një javë pas lindjes së djalit të saj muajin e kaluar, Jenner zbuloi në rrjetet sociale se emri i tij ishte Wolf Webster. Megjithatë, vetë biznesmenia e njohur ka ndryshuar mendim, duke thënë se “emri i djalit tonë nuk është më Ujk”.

“Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte ai”, shkroi Jenner në historinë e saj në Instagram pasi ndau videon në YouTube, duke mos e zbuluar emrin e ri të djalit të saj.

Themeluesja e Kylie Cosmetics është nënë e dy fëmijëve, djalit që lindi më 2 shkurt dhe vajzës 4-vjeçare Stormi, ditëlindja e së cilës është një ditë para vëllait të saj të vogël./revistawho.com