Kylie Jenner shpjegon pse veshi një fustan nusërie në Met Gala 2022!

Kylie Jenner mund të ketë marrë pjesë në Met Gala 2022 pa “dashurinë” e saj, Travis Scott, por ajo gjithsesi solli atmosferë nusërie në natën e madhe.

Dhe ndërsa ndante disa foto nga prapaskenat në Instagram të martën, Kylie zbuloi arsyen e fustanit të nusërisë Off-White që zgjodhi për tapetin e kuq: Ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili vdiq në nëntor 2021 në moshën 41 vjeçare.

“Virgil dhe unë duhej të shkonim në Met së bashku përpara se të shtyhej në vitin 2020,” shkroi Jenner, 24, në mbishkrimin e saj.

“Të festoj sonte trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë vërtet bota për mua. Ndihem e përulur të vesh këtë fustan. Të duam përgjithmonë Virgil dhe faleminderit të gjithë ekipit @off____white!”

Fustani i 24-vjeçares përfshinte një fund dramatik dhe një bust të veshur sipër një bluze rrjetë me logon Off-White. Jenner është e pajisur edhe me një vello të ngjitur në një kapelë bejsbolli mbrapsht.

Në disa nga fotot e veshjes ajo shkroi “Married to the Met” [E martuar me Met (Gala-n)].

Në rrjet, njerëzit kanë komentuar se si “Kylie ka dalë tërësisht nga tema e eventit”, “pse një fustan nusërie?” apo “pse një kapele bejsbolli?” – Arsyeja paska qenë e thjeshtë!

Burimi: Page Six
Anabelmagazine