Kylie Jenner shfaqet e penduar për ndërhyrjet estetike që ka bërë
Në trailerin e ri të sezonit 3 për “The Kardashians”, Kylie Jenner duket se shpreh keqardhjen për ndryshimet në fytyrën dhe trupin e saj me injeksione. “Të gjithë ne duhet të flasim më seriozisht për standardet e bukurisë që po vendosim”, u thotë 25-vjeçarja motrave të saj në një skenë.
Më pas ajo thotë se nuk dëshiron që vajza e saj 5-vjeçare, Stormi, të ndjekë hapat e saj kur bëhet fjalë për procedurat estetike. “Nuk dua që vajza ime të bëjë gjërat që bëra unë”, shton krijuesi i Kylie Cosmetics. Jenner më pas u shfaq duke folur me shoqen e saj Stassie Karanikolaou, duke pranuar: “Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë.”
Në fillim të këtij muaji, tregoi në një intervistë me HommeGirls për ndërhyrjet që kishte bërë. “Mendoj se një keqkuptim i madh për mua është se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt, dhe në të vërtetë nuk isha!” tha ajo në intervistën e saj.
“Kam bërë filler buzësh dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, shtoi ajo. “Nuk pendohem. Por gjithmonë kam menduar se isha e lezetshme.”
Në vitin 2015, kur ishte 17-vjeç, Jenner pranoi se kishte përdorur filler gjatë një episodi të “Keeping Up With the Kardashians”. “Kam filler të përkohshëm buzësh. Është thjesht një pasiguri e imja dhe kjo është ajo që doja të bëja”, tha ajo në atë kohë.