
Kylie Jenner kopjon Lori Hoxhën, për 22-vjetor me veshjen e saj pink
Veshja pink që multimilionerja, Kylie Jenner veshi para 5 ditësh në 22-vjetorin e saj, nuk ishte ekskluzive e saj.
Një version të ngjashëm ia pamë para tre muajsh, trashëgimtares së “Top Channel” dhe blogeres së famshme shqiptare, Lori Hoxhës në festën e 33-vjetorit të kunatit të saj Ledio Liços.
Veshja e The Attico ka një vlerë mbi 4,569 USD.
Të njëjtin minifustan të konsideruar si “hot pink mini dress” e ka veshur dhe milionerja tjetër, Paris Hilton./Story.al