Kylie Jenner ‘injoron’ këshillat e veta dhe thyen rregullat e izolimit, miliarderja pothuasje nuk njihet pa make-up dhe këmbëzbathur

Muajin e kaluar Kylie Jenner u kërkoi 171 milion ndjekësve të saj në Instagram që të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Por miliarderja më e vogël në botë injoroi këshillat e saj pasi u fotografua në Beverly Hills ku shkoi për të takuar shoqen e saj Stassie Karanikolaou.

Por 22-vjeçarja ishte pa make up, e veshur sportive dhe nuk mbante paruke dhe pothuajse nuk njihej.

Ajo dukej shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim në Instagram.

Megjithatë biznesmenja dukej mjaft e lumtur dhe se po e shijonte look-un e saj ndërsa ecte këmbëzbathur.