Kylie Jenner dhe Travis Scott ndodhen së bashku në karantinë? Ja video e cila i bëri ndjekësit të dyshojnë

Travis Scott në këto ditë izolimi shihet duke luajtur basketboll pranë vogëlushes së tij, Stormi Webster. Ka qenë vetë Travis ai i cili ndau këto pamje në llogarinë e tij në “Instagram”. Mirëpo kaq mjaftoi dhe fansat filluan të ngrenë spekulime se dhe Kylie Jenner ndodhet pranë tyre. Të shumta janë komentet nga ndjekësit përkrah kësaj video ku ata shprehen të lumtur se në këto ditë të vështira ata ndodhen në vetizolim së bashku. “Kështu që jemi të lumtur që ju dhe Kylie po karantinohen së bashku”, shkruan ndjekësi në postimin e Travis Scott.

View this post on Instagram

…!..

A post shared by flame (@travisscott) on

Edhe Kylie nëpërmjet postimeve të saj ka lajmëruar se ndodhet e izoluar prej shumë ditësh.