Kylie Jenner dhe Travis Scott, historia e dashurisë që nisi nga një bisedë nate

Disa muaj më parë ata u bënë prindër të një vajze dhe jeta e tyre ka marrë tjetër drejtim. Ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott kanë treguar si kurrë më parë çdo detaj të jetës familjare dhe marrëdhënies mes tyre, në një intervistë ekskluzive për ‘GQ’. Kylie ka zbuluar si ka nisur çdo gjë mes saj dhe Travis.“Ne nuk dalim në takime. Madje takimi ynë i parë nuk ka qenë një takim nga ata të zakonshmit mes dy personave që pëlqehen. Ne jemi takuar në Coachella, madje nuk e mbaj mend ku. Gjithçka ndodhi atë natë, ishte një bisedë dhe një shëtitje që shkoi mirë. Unë i tregova Travis një histori dhe arrita të fitoja vëmendjen e tij, pavarësisht se nuk ishte diçka e veçantë”, ka treguar ajo. Ndërsa më tej ka zbuluar se ishte shumë e thjeshtë për ta kuptuar sa e pëlqenin njëri-tjetrin. Vendimin Kylie e mori menjëherë dhe në takimin e dytë udhëtoi me Travis në çdo ndalesë të turit që ai kishte sipas Who.