Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet i japin fund lidhjes?

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre!

Spekulimet për ndarjen e dyshes u ngritën pas videos së fundit të Kylie në llogarinë e saj në Tik Tok me vajzën Stormy 6 vjeç, Aire 2 vjeç dhe me motrën Kendall Jenner 28 vjeç. Në video, Kylie ndan ditën e saj, por nuk tregoi asnjë gjurmë të Timothée.

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet i japin fund lidhjes?

Pavarësisht ditës plot ngjarje, nuk kishte asnjë shenjë të aktorit në asnjë moment, duke sjellë kështu edhe thashethemet për ndarje.

Për më tepër, dyshja nuk janë parë së bashku prej dy muajsh.

Kylie dhe Timothée janë në lidhje prej një viti. Çifti u pa për herë të fundit në Golden Globes në Beverly Hills, më 7 janar.

popart.al